Marrëveshja OKBIrak,SHBA:Hap i rëndësishëm
Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur marrëveshjen e re të Irakut dhe OKB-së, për të rivendosur rreth 3400 iranianë nga një kamp në Irak.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, ka thënë përmes një deklarate se kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm përpara rreth gjetjes së një zgjidhje humane për situatën e tanishme në Kampin Ashraf.
Në deklaratë thuhet se Uashingtoni është inkurajuar nga vullneti i qeverisë irakiane për të zhvilluar këtë plan duke shtuar se Shtetet e Bashkuara presin që Iraku të zbatojë të gjitha përgjegjësitë e veta që dalin nga kjo marrëveshje.
Klinton ka shtuar se zyrtarët e ambasadës amerikane në Irak do të vizitojnë lokacionin e ri të iranianëve rregullisht dhe shpesh herë për të parë progresin e kësaj marrëveshje.