Berisha: Nuk pranoj që ambasadorja Kim të bëjë veprime kundër opozitës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e fortë të DASH një ditë më parë, ku shprehej tronditje për deklaratat që ishin bërë nga ai në adresë të ambasadores Yuri Kim.
Berisha tha se ai ka vlerësim të lartë për ambasadoren kur ajo vepron në përputhej me përfaqësimin e Joe Biden, ndërsa shtoi se nuk mundet të pranojë kur sillet si guvernatore.
‘Pyetja del jashtë kontekstit të bisedës, por u garantoj ju se e kam të qartë dhe kam respektin më të madh për ambasadoren kur ajo vepron në përputhej me përfaqësimin e Joe Biden dhe nuk mund të pajtohem me qëndrimet e saj kur ajo vepron si guvernatorë.
Kur vepron si guvernatorë do ta kundërshtoj dhe do ta denoncoj. Politikat e SHBA-së synojnë mbështetje për këtë vend, nuk mund të pajtohem me qëndrimet e guvernatores dhe mbështetjen që bën ndaj Edi Ramës dhe veprimet e mirëfillta anti-opozitare.’- tha Berisha.