Pezullimi i Rusisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, Rama: Lufta e Rusisë në Ukrainë dhe krimet e saj janë të tmerrshme

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut.
“Këshilli i të Drejtave të Njeriut promovon “respektin universal për mbrojtjen e të gjitha të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë dhe adreson shkeljen e të drejtave të njeriut”. Lufta e Rusisë në Ukrainë dhe krimet e saj të tmerrshme janë kundër gjithë kësaj. Asambleja e Përgjithshme e OKB tregoi sot sërish se nuk do ta tolerojë”, ka shkruar Rama.
Zoti Rama shton se “rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus është lajm i mirë për rajonin“.