E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Numerimi elektronik, te zbatohen rekomandimet e ODIHR Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha akuzoi dje seline roze, se ka penguar realizimin e dy reformave te rendesishme si ajo zgjedhore dhe parlamentare, duke kerkuar amendamente jashte rekomandimeve te OSBE/ODIHR. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, kreu i saj i kushtoi jo pak rendesi reformave, qe politika po te ndiqte keshillat e nderkombetareve duhet t'i kishte miratuar brenda dites se sotme. "Shfrytezoj rastin te ftoj opoziten qe te kompletojme ne afatin kohor me te shpejte, reformen zgjedhore. Ka nje moment ku nuk mund te kete diskutim, as nga qeveria, as nga opozita, rekomandimi i ODIHR. Ky rekomandim lidhur me procedurat elektronike mendoj se eshte absolutisht interesi i pare, me i madh i opozites. Se ne qofte se opozita kerkon siguri ne zgjedhje dhe kete e do me siguri, nuk dyshoj per kete, atehere pozita nuk mund te vrapoje pas opsioneve, te cilat nuk japin sigurine e plote, te cilat nuk jane te testuara", - u shpreh dje Berisha. Sipas tij, ODIHR kerkon te behet nje studim pilot dhe kjo duhet pranuar nga e majta, pasi, sipas kryeministrit, ky eshte interesi me i mire i opozites ne radhe te pare, por edhe i qeverise, edhe i shqiptareve ne teresi. "Numerimi elektronik eshte nje realitet i pamohueshem, por eshte nje realitet me probleme te pamohueshme, te cilat ne rastin e fundit u karakterizuan, si nga bllokimi i makinerive edhe ne vende qe kane klimen te pakten 5 deri ne 7 grade me te fresket se Shqiperia dhe u karakterizuan gjithashtu edhe nga nderprerje te energjise per shkaqe te ndryshme, ne vende qe nuk kane probleme me furnizim energjie. Ndaj, dhe une mendoj qe ne zbatim te ketyre rekomandimeve, ne te plotesojme kodin", - beri te qarte kryeministri. Duke marre me radhe kerkesat e opozites, Berisha u ndal edhe tek ajo per kutite e materialeve zgjedhore. Kryeministri tha se kerkesa e PS-se, qe dy vete te kene ne dore gjithcka per materialin zgjedhor eshte absolutisht kercenimi me i madh qe mund t'i behet procesit zgjedhor. "Ne nje kohe kur nuk ka vendim qe te jete me me pak se kater vota, kerkojne nje vendim qe te merret me dy vota, per te hapur te gjithe dokumentacionin, cka do te thote per te futur zgjedhjet ne proces te pafund dhe moskompletimi. Kujt i intereson kjo? Sigurisht eshte e drejte qe cdo material duhet te hapet, por kjo duhet te jete Gjykata dhe ne jemi plotesisht dakord", - vijoi Berisha. Sipas tij, nese nje vendim i tille i jepet dy perfaqesuesve partiake, zgjedhjet nuk jane me zgjedhje te qytetareve, por te dy perfaqesuesve te nje partie, cilado qofte. Nga ana tjeter, duke u ndalur tek Reforma Parlamentare, edhe kjo ende e parealizuar, kryeministri Berisha informoi se eshte zbatuar absolutisht cdo ndryshim qe vjen nga rregullorja e PE. Por, sipas tij, PS tani kerkon qe kryetari i opozites te kete ate te drejte kushtetuese qe ka kryeministri i vendit ne fjalen e tij ne parlament. "Kjo nuk ekziston ne asnje kushtetute, te hapesires se ketij kontinenti dhe jo se keto nuk jane vende demokratike, por sepse parlamenti nuk mund te shnderrohet ne nje forum debati te pafund, parlamenti ka rregullat e tij. Pse kushtetuta ia ka dhene kryeministrit? Kushtetua ia jep kryeministrit dhe kjo eshte kushtetute e hartuar nga PS, sepse kjo eshte e sanksionuar ne cdo kushtetute europiane dhe se kryeministri si shef i ekzekutivi duke pasur, natyrisht ka detyrimin, por edhe te drejten qe ne parlament te jape te gjitha shpjegimet dhe llogarite kur i kerkohen", - tha Berisha.

Fyle: Reforma Zgjedhore, te mbyllet brenda 24 majit

Vetem pak dite me pare, Komisioneri Europian per Zgjerimin, Stefan Fyle, ishte ai qe artikuloi nje tjeter afat per realizimin e Reformes Zgjedhore, pasi politika coi dem tre afate te shtyra me vendim te Kuvendit. Sipas Fyles, reformat, si zgjedhore dhe ajo parlamentare, duhet te perfundojne brenda 24 majit, date kur nisin edhe procedurat per zgjedhjen e Presidentit te Republikes. Ai keshilloi qe ky proces, do te ishte mire qe te mos ngaterrohej me ate te zgjedhjes se kreut te shtetit qe, sipas Kushtetutes, zgjat deri ne nje periudhe dymujore, me pese raunde votimi ne te.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›