Vlorë, plagoset me armë zjarri një person, në kërkim autorët
Një person është plagosur me armë zjarri në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të"Kalit të Trojës", ku shtetasi me iniciale K.M është plagosur në këmbë me armë zjarri nga Enea dhe Luli Zenelaj. I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia është vënë në kërkim të dy shtetasve dhe po punon për kapjen e tyre. Po sipas bluve të Vlorës plagosja ka ardhur pas një sherri për motive banale.