Rama: Reforma zgjedhore e deshtuar pa plotesimin e kushteve Qamil Xhani
Kryetari i Partise Socialiste ka kerkuar dje nga perfaqesuesit e selise roze ne komisionin e reformes zgjedhore perfshirjen e te gjitha kerkesave te opozites ne amendamentin e Kodit Zgjedhor. Ne mbledhjen e djeshme te Grupit Parlamentar, Rama ka theksuar se pa u plotesuar kerkesat per riformatimin e Komisionit Qendror te Zgjedhje, listen e zgjedhesve dhe procedurat e zgjedhesve, reforma zgjedhore mund te cilesohet si e deshtuar, thane burime nga mbledhja e PS-se. Kreu i selise roze ka theksuar se keto kerkesa lidhen drejtperdrejt me fatin e zgjedhjeve dhe Partia Socialiste nuk mund te heq dore. Kerkesa e Partise Socialiste per riformatimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve eshte cilesuar si nje kusht i panegociueshem. Ne formulen e zgjedhjes se KQZ-se, PS-ja sugjeron qe gjashte prej anetareve te saj te zgjidhen ne menyre te barabarte nga ana e partive politike, ndersa anetari i shtate te zgjidhet nga nje ose disa institucione kushtetues, duke sjelle si shembull dhe Avokatin e Popullit. Kjo kerkese ka gjetur refuzimin e Partise Demokratike, duke theksuar faktin se drejtuesit e disa institucioneve kushtetuese jane votuar ne Kuvend si propozime nga ana e partive politike. Ne lidhje me procesin e animimit te zgjedhjeve, Partia Socialiste pretendon qe me ane te procedurave te mundesohet hapja e kutive te votimit kur kete gje e kerkojne dy anetaret te KQZ-se. Nderkohe, ky variant eshte cilesuar nga mazhoranca si nje metode qe do te sillte bllokim te procesit dhe zvarritje te shpalljes se rezultatit, duke komplikuar dhe me teper procesin zgjedhor. Po ashtu, nje ceshtje qe ka shoqeruar gjithmone ankesat ne proceset zgjedhore eshte dhe unifikimi i listave te votuesve. Partia Socialiste e ka cilesuar si nje nga problemet kryesore te zgjedhjeve dhe nisjen e manipulimit te rezultateve. Per kete qellim, Rama ka theksuar se duhet te shmangen te gjitha gabimet e meparshme. Ne mbledhjen e djeshme te Grupit Parlamentare, deputete te PS-se kane ngritur dhe ceshtjen e interpelancave me kryeministrin Sali Berisha. Deputete te PS kane hedhur dhe idene e nje kerkese dhe per ngritjen e nje komisioni hetimor per kryeministrin Sali Berisha. Grupi i deputeteve te PS-se ka kerkuar interpelance me kreun e qeverise per lejet koncesionare te kromit ne Bulqize.