Berisha Numerimi i cdo vote te kontestuar nje vendim jetik
“Kur jeni ulur në vitin 2005 pas zgjedhjeve në këto karrige, Shqipëria që trashëguam kishte një borxh prej 72%, sot Shqipëria ka një borxh prej 59% dhe këtë borxh e kemi pasi janë ndërtuar 8 mijë kilometra rrugë.
Pasi kemi mbi dyfishuar rrogën mesatare të punonjësve në Shqipëri dhe pensionet. Pasi kemi ndërtuar qindra e qindra ujësjellësa.
Kemi bërë sot që 98% e qytetarëve shqiptarë të kenë akses në ujin e pijshëm.
Pasi kemi ndërtuar dhe rindërtuar më shumë se 1200 shkolla”.
Kështu u shpreh kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar demokrat.
Sipas tij, modeli i qeverisjes demokratike, është model suksesi.
“Të gjitha këto kanë një synim, Shqipëria vend i zhvilluar në vitin 2017. Natyrisht do të behët kjo duke kontrolluar me lupë të gjitha shpenzimet e tjera.
Nuk do të pranojmë që të rritet qoftë dhe një qindarkë borxhi publik, që ne qëndrojmë në shifrën e borxhit që jemi zotuar.
Ky është interesi më i mirë i vendit”, tha më pas ai.
Ndërsa në lidhje me zgjedhjet e 8 Majit, ai deklaroi se votuan më shumë se kurrë shqiptarë në 15 vitet e fundit.
“Kjo është arritje tjetër më e madhe e Shqipërisë.
Këto zgjedhje faktuan se Shqipëria po mbushet, nuk po zbrazen, nuk po rrjedh, se në këtë vend ka optimizëm, se në këtë vend ka besim, se shqiptarët ëndrrën e tyre kanë vendosur ta ndërtojnë në vendin e tyre dhe kjo është një energji e madhe e jashtëzakonshme për të shtyrë vendin përpara, por duke mbajtur, rigoroz investimin tek njeriu, natyrisht buxheti do të ri formatohet në përputhje me treguesit kryesore makro ekonomik dhe më i rëndësishmi është vendimi i prerë i juaji dhe i yni, i të gjithëve së bashku, që e keni votuar në parlament, borxhi nuk do të mund të rritet do të mbetet në shifrat e caktuara dhe do të mbahet në këto shifra gjer në vitin 2013”, shtoi Berisha.
Duke përfunduar se kjo ishte gara e katërt elektorale me radhë që fiton mazhoranca.
“Kjo është e vërtetë, në 2005, 2007, 2009 dhe tani fitorja plebishitare e vitit 2011, fitore e cila është e tëra vlerësim i madh për reformat që kemi bërë, për premtimet që kemi mbajtur, për vizionin që kemi paraqitur, ndaj edhe nuk mund të ketë asnjë devijim nga kjo platformë, që është edhe platforma e besimit më të madh të shqiptarëve.
Shpesh herë, edhe në fushata të tjera, unë kisha bërë fjalë se po i rikthehemi 92-shit, por 92-shi u kthye në vitin 2011, duke votuar koalicionin tonë 17 për qind më shumë sesa koalicionin “fajin e ka Saliu”, tha ai lidhur me këtë çështje.
Ndërsa në lidhje me vendimin e PD-së për të kërkuar numërimin e çdo vote të kontestuar për Tiranë, ai tha se “ky vendim është jetik”.
“Sistemi ynë aktual zgjedhor ka si shtyllë të parë dhe të fundit dhe kryesore të sigurisë, të drejtën e kundërshtimit.
Ky sistem, në dallim nga sistemi i mëparshëm, që në çdo rast të rezultatit të ngushtë, autorizonte rinumërimin automatik, ky e përjashton këtë.
Ky nuk lejon të prekësh asnjë votë me të cilën, komisioner a vëzhgues në qendrën e numërimit kanë qenë të gjithë dakord.
Mbi ato nuk ka gjykatës, nuk ka KQZ dhe ato nuk preken, sepse aty është unanimitet i plotë.
Por sistemi bazohet në të drejtën e çdo komisioneri, çdo vëzhguesi të cilësdo force politike, që vetëm duke ngritur dorën, të vendosë veton për çdo fletë votimi që atij i duket se nuk është ashtu siç thonë të tjerët, për çdo kuti votimi, për çdo mbledhje e zbritje të rezultateve që bëhen, shumim të rezultateve në qendër të votimit.
Ky është një rregull i artë, ky është një rregull që e bën sistemin tonë sistemin më të drejtë, ky është një rregull me të cilin komisionerët, vëzhguesit kanë treguar përgjegjësinë më të lartë.
Imagjinoni që në 252 mijë fletë votimi të numëruara në qytetin e Tiranës, nuk janë as 300-400 vota të kontestuara që duhet të rivlerësohen.
Të gjitha të tjerat pa përjashtim janë të miratuara me unanimitet.
Pra, për ta qartësuar, në procesin e numërimit ka tre produkte; vota të vlefshme janë ato të cilat kanë marrë votën e të gjithë komisionerëve dhe vëzhguesve, vota të pavlefshme janë vetëm ato për të cilat janë votuar si të tilla nga të gjithë komisionerët e vëzhguesit dhe kategoria e tretë janë votat e kundërshtuara, të cilat kanë fituar të drejtën e qytetarisë për t’u rishqyrtuar, për t’u vlerësuar dhe rilexuar në të gjitha instancat e shqyrtimit të ankesave të sistemit zgjedhor nga KZAZ, tek KQZ e tek Gjykata e Apelit.
Përse ne vendosëm të bëhet rivlerësimi i votave të kundërshtuara?
Për të mbrojtur sistemin”, sqaroi kreu i qeverisë për këtë problematikë.