KQZ, vendos sot për ankimimet e PD-së dhe PS-së

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të vendosë sot për fatin e 4 katër ankesave të paraqitura për ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
Edhe pse në mungesë të votave pasi për ta miratuar duhen 5 të tilla, KQZ-ja do të zhvillojë sot mbledhjen e administrimit të provave të kërkuara nga demokratët dhe socialistët. Demokratët përveç kundërshtimit për tabelën përmbledhëse të rezultatit përfundimtar të shpallur nga KQZ-ja, kërkojnë shqyrtimin dhe rivlerësimin e 403 fletëve të votimit duke hapur 26 kuti.
Në mbledhjen e djeshme Partia Socialiste kërkoi pezullimin e mbledhjes dhe shqyrtimin e këtyre çështjeve me pretendimin se e njëjta kërkesë po shqyrtohet momentalisht në Kolegjin Zgjedhor.
Sipas opozitës , duke qënë se Kolegji Zgjedhor është një organ juridikisht më i lartë se KQZ-ja atëherë duhet pritur vendimi i tij.