E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Olldashi të sjellë vendimin për tokën tek parku "Rinia"

Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që ministri i Transporteve të sjellë vendimin për tokën te parku "Rinia" për të cilin Olldashi ngriti akuza ndaj kryebashkiakut Rama për shitje të paligjshme. Kreu i qeverisë ka deklaruar se do të anulohet vendimi për shitjen e tokës. Kryeministri Berisha ka akuzuar kreun e bashkisë së Tiranës Edi Rama se ka shkelur ligjin për këtë tokë. "Olldashi të sjellë vendimin për shitjen së tokës. Kjo dosje do të shkojë në Prokurori dhe blerësi do të ndiqet penalisht. Do anulojmë vendimin për shitjen e tokës", tha ai.
Deklarata e Berishës u bë në mbledhjen e qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›