E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Opozita bllokon statusin

Kryeministri Sali Berisha deklaron në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike se opozita bllokon marrjen e statusit, gjë që do të ndihmonte vendin edhe për rritjen e investimeve.

"Statusi kandidat është një certifikatë e cmuar për Shqipërinë. Referendumi për votimin e tre ligjeve ka marrë mbështetje të gjerë, si në takimet direkte ashtu edhe nga reagimet në Facebook", u shpreh Berisha.

Sipas Kryeministrit, Edi Rama, kryetar i opozitës e ka të garantuar humbjen në zgjedhje.

"Rama ka në biografinë politike numrin më të madh të disfatave të rreshtuara njëra pas tjetrës. Shqiptarët nuk mund t'ia falnin pucin për të rrëzuar shtetin dhe e ndëshkuan atë në zgjedhjet e 8 majit", tha Berisha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›