E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Opozita ka humbur kontaktet me realitetin

Kryeministri Berisha tha se Partia Socialiste po përhap fjalë se vendi do të përfshihet nga një krizë e ngjashme me atë të Greqisë.

Sipas tij, Shqipëria është duke përjetuar një rritje ekonomike dhe se Qeveria do të vijojë të përmirësojë jetesën në vend nëpërmjet rritjes së pagave dhe pensioneve.

“Por, kur shkëputesh nga realiteti dhe ndjek vetëm logjikën e miliardave që të rrethojnë, atëherë normale humbet arsyen dhe nuk mendon për të ardhurat mujore për 800 mijë familje shqiptare”, theksoi kryeministri Berisha në mbledhjen me deputetët demokrat.

Ndër të tjera, kreu i Qeverisë përmendi dhe rishqyrtimin që do t’i bëhet buxhetit. Sipas tij, kjo do të bëjë të mundur që në vend të vijohet me projektet ambicioze dhe që borxhi publik të qëndrojë i palëvizur. /Start/

                                                                                             2011-07-04 14:14
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›