E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Kolegji të respektojë ligjin e t’i rezistojë presioneve

Deputeti socialist Saimir Tahiri, në një konferencë për shtyp tha se në Shqipëri po synohet të falsifikohet shteti i së drejtës, barazia para ligjit dhe i gjithë sistemi demokratik.

“Është koha që Kryeministri të ndalë presionin dhe dhunën ndaj Kolegjit Zgjedhor, në cilëndo mënyrë, të hapur apo të fshehtë. Është koha që drejtësia të bëjë drejtësi”, theksoi z. Tahiri.

Ai shtoi se Kolegji Zgjedhor ka jo vetëm detyrimin ligjor e kushtetues, por edhe detyrimin moral që t’u rezistojë presioneve dhe interesave të pushtetit duke respektuar ligjin dhe precedentët e vendosura nga ai vetë, ku me të njëjtat fakte sipas tij, madje edhe më pak fakte e prova sesa ekzistojnë tani për Tiranën, Kolegji ka deklaruar të pavlefshme zgjedhjet në komuna e bashki për të shpëtuar procesin demokratik.

“Shqiptarët presin rivendosjen e vullnetit të tyre përpara babëzisë së shthurur të një pushteti, i cili tanimë e ka provuar me gjithçka e mbi gjithçka, se kërkon të vjedhë e manipulojë votat për të përdorur të njëjtin pushtet të vjedhur për të vjedhur pasurinë e tyre”, përfundoi deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri. /Start/

                                                                                             2011-07-04 14:26
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›