E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Opozita makineri shpifjesh dhe mashtrimesh

Kryeministri Berisha ka sulmuar sërish opozitën në lidhje me deklaratën e saj për mosvotimin e buxhetit 2012.

Nga  Elbasani, ku po inspekton punimet e rrugës Tiranë-Elbasan dhe ecurinë e tunelit shefi i qeverisë theksoi se opozita është një makineri shpifjesh dhe mashtimesh dhe përgjigjja e mazhorancës ndaj saj janë invesimet.

Më tej kryeministri ka vlerësuar rëndësinë e kësaj rruge për zhvillimin ekonomik të vendit pasi ofron distancat me Tiranën.

Sipas Berishës përpjekjet bllokuese të opozitës për miratimin e buxhetit për tunelin janë tentativa të kota, të cilat nuk synojnë asgjë tjetër veçse një paralizim të vendit në prespektivat e saj zhvilluese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›