Një 63 vjeçare goditet për vdekje nga bashkëshorti
BERAT- Një 63- vjeçare u qëllua për vdekje mëngjesin e sotëm nga bashkëshorti i saj, duke shënuar kështu krimin e rradhës brenda familjes.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Moravë, të Beratit ku më mësohet se Resmie Myrteli është goditur me sende të forta në kokë, nga bashkëshorti i saj, emri i të cilit ende nuk ëshhtë bërë i ditur.
Policia mësohet se ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të nisur hetimet.