E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS mbledh anëtarët e rinj të Asamblesë, Rama: Punoni për fitore në zgjedhjet e 13

Partia Socialiste zhvillon sot mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Mbledhja vjen pas shpalljes së rezultatit të Kongresit për anëtarët e rinjtë të asamblesë.

Kryetari i PS-së Edi Rama ka kërkuar të shfrytëzoi këtë takim për të folur me anëtarët e rinj të Asamblesë dhe për t’u kërkuar atyre angazhim për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013-të.

Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllur në ambientet e hotel Sheraton-it. Së shpejti, Asambleja pritet që të zgjedhë edhe kryetarin e saj të ri, post që mbahet nga kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi.

Në kuadër të ripërtëritjes së strukturave të Partisë Socialiste së shpejti pritet që Asambleja Kombëtare të votojë për Kryesinë e re të PS-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›