Berisha Opozita pengoi per interesa te ngushta statusin e vendit kandidat
Ka lexuar shumë dhe vazhdon të lexojë, ndaj në ditën dërkombëtare të librit kryeministri Berisha ishte në një nga shklollat e Petrelës në Tiranë, ku ua zbuloi të rinjve se nga vjen pushteti.
Në bisedë me ta kreu i qeverisë nuk kurseu porositë për nxënësit. Por nga ana tjetër, Berisha e trajtoi veten si një bashkëbisedues që ka ardhur të dëgjojë mendimin e nxënësve dhe mësuesve mbi atë çfarë duhej dhe duhet bërë.
Integrimi në BE ishte një nga çështje e trajtuara në këtë takim.
“Në Bashkimin Europian standartet e jetesës janë më të larta se në çdo bashkësi tjetër. Pasi ka një politikë të konsoliduar të ndihmës të solidaritetit, e cila kërkon dhe imponon të bëhet gjithçka për punësimin e qytetarëve, si mekanizëm kryesor, për paga më të mira, fonde të mëdha për të ndërtuar infrastrukturën më moderne në mënyrë që qytetari të ketë rrugë, kanalizime, shkolla shërbime të cilësisë më të lartë”, u shpreh Berisha.
Në vlerësimin e kryeministrit, mazhoranca qeverisëse bëri gjithçka për statusin dhe reformat me qëllim që të mundësohej ai. “Opozita e përdori të kundërtën. Për interesa më të ngushta dhe më të paimagjinueshme shtyn bllokimin e reformave që janë që në 2012 në parlament, duke shtyrë dhe marrjen e statusit të vendit kandidat”, deklaroi kreu i qeverisë.
Per Kryeministrin, nëse vendi do të kishte status të rinjtë mund të shkolloheshin në universitetet e BE, infrastruktura dhe fermat bujqësore do të kishin më shumë fianancime. Sipas tij, përfitime do të kishin edhe emigrantët.