E Shtunë, 31 Tetor 2026

FRD e vetme ne garen e 23 qershorit PS e PD vijojne konturimin e aleancave

Fryma e Re Demokratike do të kandidojë si alternativë e tretë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Ky vendim u be publik nga vete kreu i kesaj force politike, Bamir Topi, pas mbledhjes se kryesise se FRD.
"Në mënyrë unanime vendosi që FRD të mos bëjë koalicion parazgjedhor, pra të konkurrojë si subjekt elektoral i vetëm në zgjedhjet e qershorit. Ky vendim ishte i pritshëm dhe i paralajmëruar prej muajsh nga FRD si parti seriozë që synon reformimin e sistemit aktual politik, qe për interesa jo parimore kanë eliminuar vullnetin e elektoratin duke i detyruar qy të zgjedhin mes dy alternativash gati të njëjta. Sot qytetarët kanë mundësi të zgjedhin një alternative të tretë që ofron kapacitet për qeverisje më të mirë transparente dhe evropiane”, nenvizoi Topi.  Data 24 prill është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kodi Zgjedhor përcakton se “dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi, jo më vonë se  60 ditë përpara datës së zgjedhjeve”. Ndërkohë, afati i fundit për dorëzimin në KQZ, nga ana e subjekteve politike e listës së kandidatëve për deputetë, sipas Kodit është 50 ditë para zgjedhjeve, çka përkon me datën 4 maj. Por meqenëse data 4 është e shtunë, ditë pushimi zyrtar, atëherë afati shtyhet për të hënën 6 majit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›