E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Opozita po mbron mauzoleun e Enver Hoxhes

Opozita nuk mbron ndertesen e Piramides por kultin e Enver Hoxhes. Reagimi i kryeministrit erdhi pas kundershtive qe beri opozita ndaj ngritjes se Parlamentit te ri tek Piramida kjo e fundit dikur muzeu per Enver Hoxhen. Per shqiptaret ka vetem nje gje ndeshkim dhe vetem ndeshkim ndaj Hitlerit te shqiptareve dhe trashegimtareve te tij. Shqiptaret mos i fyeni aq sa i fyente shtatorja qe permbysem 20 vjet me pare. Kombi nuk harron kurre vdekjet masive per urine ekzekutimet pa gjyq. Vetem gra te nderuara zonja jane 800 te pushkatuara tha kryeministri.

Berisha shtoi edhe nje here po beni veprime qe e turperojne kete Parlament. Po mbroni mauzoleun jo historine e figures me gjakesore shqiptare. Po mbroni mauzoleun e njeriut qe shtypi kete komb qe eshte pergjegjes direkt per qindra jete njerezish te marra.

Ai shtoi me tej se Partia Socialiste eshte e vetmja qe kundershton ngritjen e Parlamentit. Tani ne do t8217i japim tempullit te demokracise ndertesen e tij dhe ne do te ndertojne Parlamentin me te bukur. Nuk e di nese do te keni fatin te hyni atje nese nuk do t8217iu perjashtoje kryetari juaj. Shpalljen e pavaresise do ta festojme se bashku ne sallen e re. Ju keni mosbesim ndaj parlamentit. Si ka mundesi qe ju parlamentare pasi dhate konsensusin dilni kunder tij u shpreh me tej kreu i qeverise. /Saimir Lleshi/Start/

2010-10-28 1136

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›