Paraja iken jashte

Sipas Bankes se Shqiperise investimet e bankave shqiptare jashte ishin ne fund te gjashtemujorit te pare mbi 1 miliarde dollare ose 73.9 per qind me shume se sa e njejta periudhe e vitit te kaluar. Ne raportin e fundit te stabilitetit financiar Banka e Shqiperise veren se rreth gjysma e ketyre fondeve jane vendosur ne formen e llogarive rrjedhese prane bankave mema jashte ndersa pjesa tjeter jane investuar ne letra me vlere te qeverive te huaja.
Ekspertet e Departamentit te Stabilitetit Financiar ne Banken e Shqiperise thone se transferimi i fondeve jashte ka te beje me rrezikun e larte qe perceptojne bankat ne tregun vendas. Rritja e kredive te keqija por edhe ngadalesimi i ekonomise sipas tyre bejne qe bankat te preferojne me shume investimet jashte ku kane nje rrezik me te ulet.
Kjo eshte konfirmuar tashme edhe nga te dhenat e kreditimit te ekonomise kanali kryesor i investimeve te bankave. Edhe pse kriza tashme e ka kaluar kulmin e saj kredia jo vetem qe nuk po rritet me shpejt por perkundrazi po ngadaleson edhe me ritmet. Ne periudhen qershor-gusht kredia u rrit me vetem 1.6 miliarde leke nje ritem ky dukshem me i ulet edhe se ai i muajve te pikut te krizes.
Ne terma vjetore krahasuar me gushtin e vitit te kaluar kredia per ekonomine eshte rritur me 8.5 per qind ose dy here me pak nga periudha gusht 2008-gusht 2009. Keto te dhena tregojne se teksa biznesi shqiptar po e ka te veshtire te siguroje para nga bankat fondet e tyre po shkojne per te financuar ekonomite e huaja.