E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia blen Eurobondin

Shqiperia eshte tashme zyrtarisht ne trgun nderkombetar te borxhit. Ministria e Financave njofoti se mbylli procesin e eurobondit duke marre ne tregun e huaj 300 milione euro borxh me nje interes prej 7.5 per qind.

Ministri i Financave Rdvan Bode e konsideroi kete si nje sukses te rendesishem duke e cilesuar normen prej 7.5 per qind si mjaft te kenaqshme. Bode tha se vende te tjera te rajonit edhe pse kane qene te vleresuara me mire nga agjencite e borxheve kane marre keto dite borxhe me interesa me te larta cka sipas tij tregon kredibilitetin e ekonomise shqiptare ne syte e nderkombetareve.

Qeveria shqiptare do i perdore parate e siguruara nga eurobondi per te shlyer kredine e rruges Durres-Kukes e cila u mor me nje interes prej 10.7 per qind pa perfshire komisionet. Sipas ministrit vetem nga ky transaksion Shqiperia i kursen buxhetit rreth 10 milione dollare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›