E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruci Te anulohet vendimi per Parlamentin e ri

Kreu u grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci ka kerkuar qe qeveria te anuloje vendimin per ngritjen e Parlamentit te ri tek Piramida.

Jane bere ndertime ne tre momente o fashizmi o Zogu o Enveri. Biles karrigia qe je ulur zoterote ka qene ulur kryeministra 50-vjet. Karrigia ku je ulur te premten jane bere gjykime te shokut Enver. Opozita ka kerkuar qe te behet nje gje serioze dhe te mbeshtetet mbi ligjet tha Ruci para pak momentesh.

Ai shtoi se PS-ja ka kerkuar qe te organizohet nje konkurs per kete qellim dhe te kete studime korrekte. Ne kerkuam qe te organizohet nje konkurs nderkombetar. Nje konkurs e organizuat para dy vjetesh dhe shpenzuar mijera euro. E gjithe kjo kushtoi nje shume te caktuar kush pergjigjet per kete vijoi ai.

Me tej kreu i deputeteve te opozites tha se qeveria ka shpenzuar mijera euro per restaurimin e Piramides dhe te salles te Kuvendit aktual dhe tani kerkon qe te ribeje edhe nje here investime.

E treta bete kete salle me 800 mije euro. Kush tallet me paret e qytetareve Keto jane pergjegjesite tuaja dhe opozita ka te drejte te kerkoje llogari. Sot nuk eshte piramida e Enverit por qendra Nderkombetare me emrin e Pjeter Arbnorit dhe ne nuk kemi kundershtuar dhe e kemi respektuar. Ju e late te vdiste si jetim dhe kerkoni te fshini edhe emrin e tij. Prandaj ne kerkojme Anuloni vendimi tha Ruci.

Me tej ai ka kerkuar edhe nje pergjigje per oferten e Partise Socialiste per transparencen e zgjedhjeve. /Saimir Lleshi/start/

2010-10-28 1157

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›