E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Opozita të bashkëpunojë për integrimin

Kryeministri Berisha ftoi sërish opozitën të bëhet pjesë e axhendës së integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Duke folur në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha ka ritheksuar se objektivi kryesor i qeverisë për këtë vit mbetet anëtarësimi i vendit në BE dhe theksoi se axhenda e integrimit nuk do të pengohet nga asgjë.
 

“Ftoj opozitën të bashkëpunojë për axhendën e integrimit që është mjaft e rëndësishme për shqiptarët” theksoi Berisha duke shtuar se është i gatshëm të bashkëpunojë me opozitën në lidhje me procesin e integrimit.
 

Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë drejt Bashkimit Evropian mund të quhet si fitorja më e madhe për ta gjatë vitit të kaluar.
 

Sipas tij shqiptarët ditën që ta respektojnë si duhet këtë të drejtë që iu dhanë vendet e Bashkimit Evropian si kartolinën më të mirë për vitin e ri 2011.
 

Kryeministri Berisha gjithashtu  përmendi edhe një sërë arritjesh dhe reformash në vitin e kaluar, të cilat sipas tij, përshpejtuan procesin e afrimit drejt Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›