E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Derdhja e kafesë, alarm i rrëmbimit në aeroplan

Aeroplani që fluturonte nga Çikagoja e SHBA-ve për në Gjermani, është dashur të kthehet për në Toronto të Kanadasë, pasi piloti e derdhi kafenë në instrumente dhe menjëherë u shkaktua alarm i rrëmbimit brenda në aeroplan.

Incidenti i raportuar sot, ka ndodhur në 3 janar, kur pasi sistemet e alarmit ishin aktivizuar, ishin dërguar sinjale edhe jashtë aeroplanit, përfshirë edhe kodin e rrëmbimit apo të ndërhyrjes së paligjshme.

Departamenti i mbrojtjes i Kanadasë ishte njoftuar, por komunikimet me ekuipazhin e aeroplanit treguan se ky ishte alarm i rreme.

Kafeja e derdhur kishte ndikuar në sistemin e komunikimit dhe përfundimisht, aeroplani me 241 udhëtarë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit, ishte kthyer në Çikago, pas ndalesës në Toronto.

U sigurua një aeroplan tjetër për të fluturuar për në Gjermani, ndërsa udhëtarët e kishin kaluar natën në dhomat e hotelit, me shpenzime të kompanisë së fluturimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›