Vlore percillen femijet qe vdiqen nga zjarri babai Sna mbeti as foto
U zhvillua dje ne fshatin Bestrove rreth 13 km larg qytetit te Vlores ceremonia mortore e dy femijeve qe vdiqen nga zjarri i rene te martn ne banesen e tyre. Kristaq dhe Brishilda Lalajt 3 dhe 4 vjec iu dha lamtumira e fundit. Klarenc Lelaj ne prononcimin per gazeten tha se bashke me shtepine jane djegur edhe fotot e femijeve. Nuk linim ne shtepi asnje shkrepese qiri apo cakmak. Te gjitha i linim ne nje dhome te mbyllur.
Ate nate ishte ftohte e femijet na e kthyen mendjen - shprehet Klanrenci teksa vijon - do gje ne shtepi eshte shkrumbuar. As dhe nje foto te femijeve nuk kam per tek nekrologjia. Nderkohe dosja per kete ceshtje mesohet se eshte mbyllur me vendimin aksidentale.
Kristaqi dhe Brishilda u asfiksuan nga tymi teksa shtepia e tyre mori flake nga nje kalorifer i lene i ndezur nga prinderit per ti ngrohur nderkohe qe ata vete ishin ne pune gjate nates ne ndermarrjen e pastrimit te qytetit.