Tirane arrestohet nje i dyshuar per plagosje

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Besnik Dabulla me akuzën e konsumimit të veprave penale të “plagosjes së rëndë” dhe “armëmbajtjes pa leje”.
Ndalimi i tij ka ardhur pas një konflikti në rrugën “Perlat Rexhepi” në Tiranë, në ambjentet e një lokali, ku janë përfshirë tre shtetas dhe për pasojë është plagosur rëndë me armë zjarri 34 vjeçari Edrin Lufi.
Në vendngjarje shkuan menjëherë, oficerë të policisë për hetimin e krimeve të rënda të cilët bënë të mundur sigurimin e provave.