Berisha: Opozita të bëjë detyrën
29/06/2010 Kreu i mazhorancës qeverisëse vlerëson zgjedhjet e 28 qershorit
“Këto zgjedhje ishin përcaktuese në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”
“Sot është një ditë, të cilën unë shfrytëzoj rastin të ftoj opozitën, në interesin e saj më të mirë dhe të vendit, të ushtrojë të gjithë funksionet dhe rolin që i përket”. Ky ishte apeli i ardhur nga kreu i mazhorancës, Sali Berisha, për opozitën parlamentare pikërisht një vit pas zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Në këtë mënyrë, nisur nga vetë numri që datonte dita e djeshme, Kryeministri Berisha preferoi të ftonte dhe një herë tjetër kundërshtarin e tij për t’u ulur në tryezën e bisedimeve për hartimin e reformës së re elektorale. Madje, në këtë pikë Berisha garantoi se “mbetem i vendosur që bashkërisht të shtrojmë në ligj dhe vendime të gjitha rekomandimet e OSBE/ ODIHR-it, dhe kur them bashkërisht, nuk tërhiqem nga zotimi që opozita të ketë të drejtën ekskluzive të amendamenteve dhe kjo mazhorancë t’i votojë ato, natyrisht pasi të ketë marrë një opinion nga Komisioni i Venecias ose nga OSBE/ODIHR-i”. Nga ana tjetër, kreu i ekzekutivit nuk harroi të jepte vlerësimet e tij mbi procesin elektoral të zgjedhjeve që kaluan, nisur kjo dhe nga vetë sinjalet apo vendimet që faktori ndërkombëtar ka ndërmarrë lidhur me proceset integruese të vendit tonë. “Pa karakterin e këtyre zgjedhjeve të lirë dhe të ndershëm, pa dëshminë se nuk pati asnjë përpjekje për manipulim të rezultateve të arbitrit ndërkombëtar, pa dëshminë e arbitrave ndërkombëtarë, nuk pati asnjë provë për numërim të parregullt. Unë ju garantoj ju se asnjëra nga vendimet e marra deri më sot, nuk do të merrej për Shqipërinë”, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij, mbajtur në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentare të PD-së. Njëkohësisht, duke qëndruar po në këtë linjë, kreu i ekzekutivit, Berisha, vuri në dukje se “këto zgjedhje bënë të mundur që të merren vendimet më përcaktuese në procesin e integrimin të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, projektit më madhor të kombit. Ishin këto zgjedhje që, pavarësisht nga zhurma, bënë që Shqipëria të votohej unanimisht nga 27 ministrat e Bashkimit Evropian më 16 nëntor, si një vend me të cilin do të niste procesi për statusin kandidat”.
Qëndrimi i PS-së
Menjëherë pas publikimit të rezultateve paraprake mbi zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, Partia Socialiste pati kërkuar transparencë të këtij procesi. Madje, duke konkretizuar në vijim kërkesën e saj, PS-ja shkoi deri aty sa kërkoi hapjen e kutive të votimit. Njëkohësisht, duke synuar realizimin e një kërkese të tillë, hapi i parë që u ndërmor nga opozita parlamentare qe pikërisht bojkoti ndaj institucioneve të dala nga këto zgjedhje, ku për 6 muaj me radhë, grupi parlamentar socialist qëndroi jashtë sallës së Parlamentit. Në vijim të kërkesave për transparencë, opozita organizoi protesta në mbarë vendin, ku më e madhja ishte ajo në Tiranë, që nisi mbrëmjen e 30 prillit, duke u shoqëruar me një grevë masive rreth 20-ditëshe. Debatet rreth zgjedhjeve u vunë dhe në vëmendjen e ndërkombëtarëve, që më shumë se një herë u kërkuan forcave politike të dialogojnë, për t’i dhënë fund krizës politike.