E djathta miting dhe ekspozitë në 20- vjetorin e shembjes së komunizmit
29/06/2010 Sheshi i Qytetit Studenti, vendi ku do festohet rënia e murit të Berlinit në Tiranë
Qyteti Studenti do të jetë sërish në qendër të festimeve në përvjetorin e 20-të shembjes së murit të Berlinit në Tiranë. Në vendin ku identifikohet nisja e proceseve demokratike për Shqipërinë, kampi i djathtë ka vendosur të nderojë të gjithë ata që morën pjesë në një përpjekje të tillë pikërisht me një miting të organizuar në sheshin e këtij qyteti, që mbart në vetvete mjaft vlera dhe kontribute. Por krahas mitingut, sipari i nderimeve do të përfshijë dhe çeljen e një ekspozite, e cila do të jetë në datën 2 korrik, për t’u paraprirë nga mitingu i datës 1 korrik në Qytetin Studenti. Një fakt i tillë u bë dje i ditur nga vetë kreu i mazhorancës qeverisëse, Sali Berisha, i cili në fjalën e mbajtur përpara deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike i mëshoi me forcë rëndësisë së kësaj date, e cila këtë vit përkon me 20-vjetorin e shembjes së murit të Berlinit në kryeqytetin shqiptar. “Mitingu do jetë më 1 korrik, pasdite, në Qytetin Studenti, dhe më 2 korrik do jetë ekspozita. Është zgjedhur Qyteti Studenti për mitingun, jo se kryetari i bashkisë ka ngritur pllakat e sheshit qendror, por është zgjedhur me një simbolikë. 2 korriku përbën përpjekjen e madhe të rinisë shqiptare për të shembur murin e Berlinit në Tiranë. Më 2 korrik dhe pak ditë më parë me qindra dhe mijëra të rinj shqiptarë shembën murin dhe hynë në territorin e ambasadave të vendeve të lira”, vlerësoi Kryeministri Berisha. Madje, në gjykimin e tij, shqiptarët duhet ta nderojnë këtë datë. “Ne përzgjodhëm Qytetin Studenti për ta nderuar këtë datë, sepse në dallim nga të gjitha vendet e tjera ish-komuniste, regjimi barbar, regjimi diktatorial e rivendosi Murin e Berlinit, ia doli ta rivendosë atë, ia doli me terror, me dhunë me ekzekutime. Qindra të rinj shqiptarë u ekzekutuan në kufij për fajin e vetëm se u nisën drejt botës së lirë, trupat e tyre u zvarritën në Sarandë, në Shkodër e qytete të tjera”, vuri në dukje kreu i ekzekutivit gjatë fjalës së tij. Nga ana tjetër, Kryeministri Berisha u ndal dhe në një moment tjetër që lidhej me diktaturën e egër komuniste, e pikërisht në atë çfarë shkruan historia. “Historia nuk ka folur për këtë sistem. Një njeri ka bërë një libër për “Ledi Makbeth” të këtij sistemi, që po përkthehet në të gjitha gjuhët dhe po korr sukses të madh, por në asgjë nuk është përshkruar dhe nuk ka të përshkruar sistemin e skllavërisë së vërtetë që përjetuan së paku 2/3 e shqiptarëve. Ai nuk është i përshkuar as në letra, as në filma, po për fatin më të keq është pothuajse i paimagjinueshëm nga çdo i huaj, por në shumë e shumë raste i paimagjinueshëm nga shumë shqiptarë që jetuan në qytete”, deklaroi Berisha sa i takon një çështjeje të tillë.