E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Opozita të hyjë në Kuvend, Rama të lerë mënjanë barsaletat për trojet

Kryeministri Berisha nga foltorja e Kuvendit i ka bërë sërish thirrje opozitës të hyjë në Kuvend. Duke iu drejtuar kreut të opozitës, Berisha i bëri thirrje që ai ta lejojë opozitën të hyjë në Kuvend duke shtuar se ai duhet të lërë mënjanë barsaletat që ai nuk ka lidhje me lejet e ndërtimit dhe me përcaktimin e trojeve. Sipas tij opozita është një vlerë e padiskutueshme në Kuvend duke theksuar se ajo ka bërë hapa të mëdha në riformimin e saj, por sipas tij deklarata e kreut socialist Rama që e njeh rezultatin por opozita nuk vjen në Kuvend është qëndrimi më absurd.
Gjithashtu Berisha theksoi se do të plotësojë çdo kërkesë të opozitës e cila është legjitime por që nuk bie ndesh me kushtetutën dhe me ligjet.
"E garantoj opozitën se do të ketë hapësirë të plotë dhe se do të procedoj me reformat që të ndihet si një bashkëpunëtore e vërtetë" theksoi Berisha duke shtuar se shpreson se për vitin 2010 opozita të jetë në Kuvend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›