E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e deputetit Fatmir Xhindi, banorët e Roskovecit peticion në Prokurori

Banorët e Roskovecit të qarkut të Fierit kërkojnë zbardhjen e vrasjes së deputetit që i ka përfaqësuar në parlament në 3 legjislatura Fatmir Xhindi. Mysehak Haxhia, banor i zonës dorëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme peticionin e firmosur nga 1500 bashkëfshatarë të ish-deputetit socialist. Ai ka pohuar se nëse nuk zbardhet çështja për një kohë të shkurtër ata do ndërmarrin hapa të tjerë edhe duke u futur në grevë urie.
Ndërsa edhe një tjetër banor i Roskovecit Vasil Kola ka bërë thirrje që kryeprokurorja Ina Rama si dhe drejtues të Policisë së Shtetit të zbardhin këtë krim.
Ndërkohë pas dorëzimit të këtij peticioni në organin qendror të akuzës përfaqësuesit e banorëve të Roskovecit e kanë dorëzuar këtë peticion edhe në ambasadën amerikane ku i kanë bashkangjitur edhe një kërkesë që kjo ambasadë t'u kërkojë organeve të drejtësisë zbardhjen e vrasjes së deputetit Xhindi e ndodhur më 2 maj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›