Rama: Të hetohen shpifjet për bashkinë

Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama i ka rikërkuar publikisht Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, që hetimi për shpifjet drejtuar bashkisë së Tiranës , të mos zvarritet por të hetohet sa më shpejtë. Në një deklaratë për shtyp, kreu i bashkisë së Tiranës Edi Rama është shprehur se Kryeministri Berisha dhe papagajtë e tij po përsërisin shpifje lidhur me legalizimin e sipërfaqës pranë parkut Rinia . Ai ka publikuar disa dokumenta që sipas tij vërtetojnë se çmimi i shitjes për legalizim të truallit në fjalë është miratuar nga këshilli bashkiak me votat e përfaqësuesve të Sali Berishës .
Kryebashkiaku Edi Rama ka shtuar se bashkia e Tiranës ka qenë dhe do të mbetet një institucion model i kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe qytetarisë.