Berisha: Opozita ultimatum o gjak!

Kryeministri theksoi se për pesë orë me radhë, jo më shumë se 200 deri në 300 banditë, trafikantë e kriminelë rrethuan institucionin e Këshillit të Ministrave më qëllim përmbysjen me dhunë të qeverisë legjitime.
Berisha u shpreh se në këtë përpjekje, zhvillimet e mëvonshme treguan qartë se janë të përfshirë dhe drejtuesit e 2 - 3 institucioneve të tjera të vendit.Kryeministri e njohu imzot Paglion se Prokurorja e Përgjithëshme lëshoi pa asnjë hetim urdhër arrestet për të gjithë komandën drejtuese të Gardës së Republikës përfshirë komandantët më të lartë të saj ndërkohë që nuk ka nisur ende hetimet për dhunim të rendit kushtetues duke mashtruar shqiptarët se nuk ka marrë padi për dhunim të rendit kushtetues në një kohë kur Policia e Shtetit e kishte dërguar këtë padi dy ditë më pare.
"Prokurorja e Përgjithshme vazhdoi misionin e saj të paralizës së sistemit të akuzës për hetimin e puçistëve, duke shkelur marrëveshjen e bërë me faktorë shumë të rëndësishëm ndërkombëtarë duke dëshmuar në këtë mënyrë se puçistët shpresojnë akoma në projektin e marrjes së pushtetit më dhunë", u shpreh Kryeministri.
Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se Presidenti i Republikës, siç fakton deklarata e tij e datës 21 janar, nuk arriti të shohë pesë orë dhunë dhe sulm për të përmbysur qeverinë legjitime të vendit. Duke shprehur vlerësimin se SHBA kanë sjelle ekspertë shumë të mirë që do të ndihmojnë Prokurorinë në hetimin e çështjes shprehu besimin se kjo ekspertizë do të garantojë hetim Professional e të paanshëm. Duke e garantuar se situata është krejtësisht nën kontroll, kryeministri theksoi se ai që do të tentojë të dhunojë për hërë të dytë institucionet e vendit do të marrë ndëshkimin maksimal ligjor që meriton. Kryeministri garantoi se askush nuk do të mund të pengojë bërjen e drejtësisë mbi këtë çështje./Start/
2011-01-29 17:19