E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forumi i Gruas së PS-së së Shkodrës bashkohet me LSI-në

Ato shprehin indinjatën për përdorimin e PS-së si ombrelle për të fshehur grupin e krimineleve qe sulmoi me dhune Kryeministrinë dhe që goditi forcat e Policisë së Shtetit.

“Me zemërimin dhe neverinë për sjelljen e papërgjegjshme të Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama që braktisi socialistet dhe u bën frymëzuesi dhe organizatori i grupeve kriminale; Dënojmë me forcë gjithçka të paligjshme e kriminale që demonstruan të ashtuquajturit demonstrues – mbështetës të politikës antishqiptare të Edi Ramës”, ka thënë Dorela Maliqi, kryetare e Forumit të Gruas Socialiste të PS në Shkodër.

“Largohemi nga Partia Socialiste dhe bashkohemi me Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke mbetur socialistë me shpirt dhe zemër, për të vazhduar në këtë mënyrë që në radhët e LSI-së të punojmë e të kontribuojmë për të majtën e re shqiptare, për të majtën evropiane qe nuk mund te mbahet peng as nga Edi Rama dhe as nga ata qe demonstruan ne bulevardin “Dëshmorët e Kombit” anën më të shëmtuar dhe turpin e shoqërisë shqiptare”, vijon deklarata e publikuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

                                                                                             2011-01-29 19:27
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›