Berisha: Ora e shqiptareve, djathtas
Fatjona Mejdini
Nuk kane reshtur goditjet nga ana e kreut te ekzekutivit, Berisha ndaj kampit te majte as ne Kavaje, pikerisht vendin ku filluan se pari protestat antikomuniste dhe ku eshte deputet per disa mandate. Kryeministri ka shfrytezuar nje takim me banoret e Kavajes dje, per te deklaruar se ora e shqiptareve eshte ore e djathte dhe nuk duhet te kete asnje kthim te "timonit" drejtues te vendit, majtas. Duke nenkuptuar se zhvillimi i vendit do te vazhdoje vetem nese qeveria e djathte do te marre nje mandat te dyte, kryeministri Berisha deklaroi se votimi majtas ne zgjedhjet e ardhshme, do te thote kthim mbrapa. Teksa ka vijuar fushaten e perurimeve, pikerisht ne qytetin ku ka marre mandatin e deputetit, Berisha tha se te gjithe shqiptaret mund te bejne mire dallimin mes ndryshimit qe po i ben qeveria vendit dhe trillimeve e mashtrimeve, te fabrikuara nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. "Shqiptaret e bejne dallimin mes ndryshimit me fantazira, anetaresimit ne NATO, dhe kandidimit per ne Bashkimin Evropian, atij ndryshimi do t'i thone ndryshkim. Atij ndryshimi do t'i thone kthim mbrapa. Majtas, do te thote kthim mbrapa. Ora e shqiptareve eshte ore e djathte", nenvizoi kreu i ekzekutivit, gjate fjales se tij perpara qytetareve te Kavajes. Sipas Berishes, qeveria e drejtuar prej tij nuk ka arsye t'u kerkoje qytetareve voten ne zgjedhjet e ardhshme, pasi veprat e kesaj qeverie tregojne shume mire ndryshimin pozitiv, qe eshte bere ne vend gjate ketyre kater viteve.
Ne takimin me qytetaret e Kavajes, eshte evidentuar fakti se qeveria e djathte kishte bere realitet edhe nje nga premtimet e saj kryesore, qe lidhej me rritjen e pagave dhe pensioneve. Por sipas Berishes, kjo rritje do te vazhdoje te behet edhe ne maj te ketij viti, ndonese zgjedhjet e ardhshme parlamentare jane ne prag. "Per shkak te klimes financiare dhe ekonomike, vende te tjera po ngrine pagat dhe pensionet, ndersa ne jo vetem qe nuk do t'i ngrime, por ne daten 1 maj do te bejme rritjen me te madhe, ne krahasim me kater vitet qe shkuan", deklaroi kryeministri, duke shtuar se qeveria qe ai drejton ka ne qender qytetarin. Po keshtu kryeministri Berisha, tha se qeveria kishte mbajtur premtimin per te furnizuar me energji elektrike 24 ore pa nderprerje vendin, dhe kjo ishte arritur me gjithe mungesen e shirave. Gjate vizites ne Kavaje ne kuader te turit te nisur prej muajsh "Shqiperia po Ndryshon", kryeministri Berisha inauguroi se bashku me ministrin e Transporteve, Sokol Olldashin edhe rrugen hyrese ne qytetin e Kavajes, investim i buxhetit te shtetit, me vlere 110 milione leke. Kjo rruge me gjatesi 1.5 kilometer, eshte ndertuar sipas standardeve bashkekohore, me kater korsi, trotuare, ndricim dhe gjelberim. Kryeministri permendi premtimet qe qeveria ka mbajtur per kete rreth, si rruget e shtruara dhe investimet e tjera publike. Sipas Berishes, se shpejti qeveria do te siguroj per kete rreth edhe uje 24 ore pa nderprerje, pasi investimet jane bere.