E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne Synej: Do te kete ndihme nga qeveria

Kryeministri Berisha u premtoi banoreve, te cileve iu shemben shtepite ne komunen Synej te Kavajes, se qeveria do te merrte masa per t'i mbeshtetur ata. Gjate vizites se djeshme ne Kavaje, kryeministri Berisha zhvilloi nje takim edhe me banoret e kesaj zone, duke u shprehur se se shpejti do te dalin perfundimet e studimit gjeologjik, ne lidhje me shkaqet qe kane cuar ne rreshqitjen e tokes ne kete komune. Kryeministri Berisha, deklaroi se prioritet kryesor ne kete ngjarje do te kishin femijet, grate dhe te moshuarit, per te cilet do te krijoheshin kushte qe te sistemoheshin ne nje nga hotelet e zones. Sipas Berishes, atyre qe do te qendrojne per t'u kujdesur per bagetite dhe per tokat, do t'iu jepen te gjitha ndihmat e nevojshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›