E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha, nje kercenim per zgjedhjet ne vend

Denis Dedej

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, ka shprehur shqetesimin se nje pale zgjedhje te tjera jane seriozisht ne rrezik, pikerisht, sepse njeriu qe 17 vjet te shkuara u zgjodh per te na garantuar kete, sot e gjithe diten mbetet kercenimi kryesor i zgjedhjeve ne krye te nje koalicioni bashkefajtoresh. "Eshte koha te besh ate qe kurre nuk e bere dot qysh pas 22 marsit 1992: Te humbasesh me nder dhe te largohesh me dinjitet", i drejtoi thirrjen kreu socialist. Ai kujtoi se qe prej 22 marsit 1992, shqiptaret e shqiptaret nuk po bejne dot zgjedhje te denja per nje vend evropian. Kryesocialisti e cilesoi nje provokim per opoziten dhe qytetaret, qendrimin e kryeministrit Berisha per organizimin e zgjedhjeve. "Sali Berisha, ne krye te koalicionit te Gerdecit, kerkon te mbaje me cdo kusht pushtetin e te ndaloje me cdo kusht drejtesine, dhe per kete eshte gati te luaje me zgjedhjet e me zjarrin", theksoi Rama. Kryesocialisti ka vijuar kritikat e tij drejt kryeministrit, duke mbrojtur propozimin e Partise Socialiste, per pajisjen e shtetasve pa pasaporta, falas me karta identiteti. "Duke vazhduar te minoje te drejten kushtetuese te cdo qytetari per te votuar, pavaresisht nese varferia nuk i lejon te bleje karten e identitetit, duke vazhduar te beje lojera bajate fjalesh, tani kerkohet vendimmarrje e shpejte per te shpetuar zgjedhjet dhe nderin e Shqiperise", tha lideri i PS. Ai iu drejtua Berishes, se ate qe beri me te pafajshmit e Gerdecit, nuk mund ta beje me elektoratin shqiptar. Partia Socialiste krahas shqetesimit per zgjedhjet ka shprehur serish besimin se nuk eshte vone per te reaguar. "I them Sali Berishes te degjoje sa nuk eshte vone dhe te veproje sa jemi ende ne kohe, per t'i shpetuar zgjedhjet, duke u dhene kartat e identitetit falas te gjithe zgjedhesve qe nuk kane pasaporte", tha Rama. Ndersa duku iu pergjigjur fteses se kryeministrit te bere pak dite me pare per te aplikuar bashke me te per kartat e identitetit, per te sensibilizuar ne kete menyre qytetaret, ai e cilesoi si shaka banale, pasi sipas tij, ne Kodin Zgjedhor eshte e percaktuar si prioritet, pajisjen me karte e zgjedhesve pa pasaporte. "Mos iu hiq shqiptareve qe nuk jane me ty, te drejten per te votuar. Mos e fut Shqiperine ne nje tjeter rruge pa krye, per te shmangur perfundimin e pashmangshem te rruges tende ne 28 qershor. Mos u mundo te ndalosh kohen, qe ka ardhur me mjete te kohes qe ka ikur", perfundoi fjalen kreu i Partise Socialiste, Edi Rama, me thirrjen drejtuar kryeministrit Berisha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›