Berisha: PD, kërkesë për shkarkimin e Kreshnik Spahiut
Grupi parlamentar i Partisë Demokrati do t`i kërkojë Kuvendit shkarkimin nga detyra të nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Berisha në mbledhjen e parë për këtë vit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së. Sipas kryeministrit Berisha nënkryetari i KLD-së Spahiu në bashkëpunim edhe me kreun e saj Bamir Topi kanë dhunuar në mënyrë flagrante kushtetutën e vendit.
“Ata i kanë lejuar vetes që institucionet të cilat i janë besuar në përputhje me kushtetutën, dhe që janë institucionet më të rëndësishme të përdoren në mënyrë të papërgjegjshme për interesa strikt partiake, por do të thosha duke dhunuar rëndë këto dy institucione. Unë i përshëndes deputetët për marrjen e këtij vendi dhe disa prej tyre kanë thënë se KLD-ja nuk do t`ia heq mandatin këtij aventurireri dhe sharlatanit pasi e ka të bashkërenduar me kryetarin” ka shtuar Berisha.
Duke iu referuar nënkryetarit të KLD-së Spahiu, shefi i qeverisë theksoi se ai nuk përfaqëson vendin por presidentin Topi i cili ka vendosur standartet më të papranueshme pasi e ka kthyer institucionin që ai drejton në një forcë politike. “Kjo është gjë shumë e rëndë por kjo nuk është një gjë katarstrofale sesa ai s`ka të ardhme pasi të gjitha atë që veprojnë më këtë mënyrë ditën për diell duke çuditur çdo shqiptar dhe mik të shqiptarëve. Ata kthehen atje ku ka qënë në skutat e errësirës ku ata jetojnë pasi njerëzit e qytetaruar nuk ua lejojnë vetes që dy institucionet më të depolitizuara të kthehen në partiçka sepse do Edi Rama” ka shtuar më tej Berisha.
Ndërsa i është referuar zgjedhjes së presidentit të ri, kryeministri Berisha theksoi se ky process do të jetë kryekëput në zbatim të kushtetutës. “Kjo mazhorancë ka potenciale të mëdha njerëzore për t`i dhënë vendit një personalitet, një president me integritetet të lartë i cili të përmbushë detyrimet e tij por më duhet t`ju garantoj ju se do të jetë kushtetuta e vendit ajo që do të zbatohet pikë për pikë. Respekti im për mendimin ndryshe është shumë më i madh pavarësisht nga kush vjen pavarësisht edhe nga ambasadorët të cilët priten me interes pozitiv. S`ka njeri që të mos jetë i ndjeshëm nga përfaqësuesit e vendeve mike por për çdo gjë ka një inarki dhe kushtetuta për mua është absolute. Do të zbatojmë këtë kushtetutë në mënyrë në besnike” ka përfunduar Berisha.