Shkodër, pranga vëllezërve që vidhnin
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur ndalimin e dy vëllezërve, ndërsa mbi ta rëndon akuza e vjedhjes së kryer në bashkëpunim.
Kristaq Kola 21- vjeç dhe Pjetër Kola 19-vjeç, të dy banues në lagjen Guerrile” në Shkodër, janë ndaluar sepse janë kapur në flagrancë duke vjedhur një kabëll elektrik që furnizonte një lokal në pronësi të shtetasit me iniciale V.M, në plazhin e Velipojës.
Policia ka bërë të mundur të sekuestrojë në cilësinë e provave materiale 100 metër kabëll elektrik, një prerëse e kabllove elektrike dhe një motoçiklete tip Lifan pa targa, të cilën autorët e kanë përdorur për të lëvizur.
Mësohet se dy vëllezërit kanë shfrytëzuar kohën kur në plazhin e Velipopjës nuk ka lëvizje, por veprimet e tyre janë pikasur nga rojet që ruajnë ndërtimet në plazh, ndërsa kanë njoftuar policinë.