Rama- Berishës: Kërcënimet e tua si të Mubarakut e sojit të të fortëve mbi karrige

Edi Rama
Edi Rama, kryetari i Partisë Socialiste, ka reaguar menjëherë pas fjalës së Berishës që ku i fundit mbajti në mbledhjen e Partisë Demokratike. Rama duke kundërshtuar qëndrimin e Berishës për sukses ekonomik të vendit, është shprehur se qeveri po shet dështimin si sukses.
Modeli ekonomik e social i kësaj qeverie ka në themel padrejtësinë paaftësinë korrupsionin. Qeveria duhet larguar jo veç pse modeli i saj ka dështuar po dhe pse dështimin e quan sukses të madh botëror madje!Tallje e madhe e turpshme, shprehet Rama në profilin e tij në rrjetin social Tuiter dhe Facebook.
Lideri i opozitës gjithashtu ka reaguar edhe për kërcënimet e Berishës në drejtim të përfaqësuesve të drejtësisë duke thënë se ato ngjajnë me kërcënimet e Mubarakut para se të largohej nga pushteti. Ish-presidenti i Egjiptit tashmë po gjykohet për shkeljet gjatë detyrës dhe rrezikon dënim me vdekje.
Kërcënimet e tua më kujtojnë mikun tënd të madh Hosni Mubarak dhe tërë historitë e soji të të fortëve mbi karrige!, është shprehur Rama.
Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentare të PD-së bëri të ditur se do të kërkohet shkarimi i nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu për shkak të abuzimeve me detyrën.
Berisha ka sulmuar Topin dhe Spahiun se kanë kthyer institucionet që drejtojnë në partiçka. Pas kësaj sipas kreut të PD-së fshihet lideri i opozitës. Pas kësaj qëndron Edi Rama, se është i sigurt që këto zgjedhje si fiton dot i vetëm, tha Berisha para deputetëve të PD-së.