Berisha PD shton aleatet progresivisht PS shkon drejt vetmise
Makineria elektorale e Partisë Demokratike është në xhiro të plotë. Me një konstatim të tillë u shfaq mbrëmjen e sotme kreu i mazhorancës qeverisëse, ku bëri me dije se tashmë kampi blu është përfshirë në organizimin e strukturave partiake në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.
Kryeministri, Sali Berisha thirri mbrëmjen e sotme kryetarët e Grup – Seksioneve e deputetë të Tiranës, si dhe krerët e grupeve të punës në rrethe, ku u diskutua në detaje strategjia që do të ndiqet nga ky kamp. Në një prononcim për shtyp, pas përfundimit të këtij takimi të zhvilluar me dyer të mbyllura në selinë blu, kreu i ekzekutivit, veçoi pikërisht dallimin mes dy linjave që kanë përqafuar forcat kryesore, PD e PS.
“Mbledhja ishte teknike. Kryekëput mbledhje për të analizuar çfarë u bë midis dy mbledhjeve dhe tani natyrisht selia është në një gjallëri dhe veprimtari të madhe po bëhet përgatitje intensive dhe makineria elektorale e Partisë Demokratike është në xhiro të plotë, nuk ndien të ftohtë. Ne jemi të vendosur të angazhohemi në një fushatë elektorale më të qytetëruar deri sotmen, në një fushatë elektorale ku do adresojmë të gjithë problematikën e vendit. Do të debatojmë për një program që ka si synim kryesor Shqipërinë, vendi i zhvilluar, Shqipërinë Evropiane. Pra siç e shihni spikatin dy linja kryesore, kjo e Partisë Demokratike që shton aleatët progresivisht, ajo e Partisë Socialiste që i ikin aleatët dhe ecën drejt vetmisë”, vuri në dukje Berisha.
Madje në këtë kontekst, shefi i qeverisë zgjodhi që ta ilustrojë dhe më një shembull konkret këtë qëndrim. “Ikjen e aleatëve e zëvendëson me Alfred Pezën që thotë se kam idhull Alfred Mosiun, pra shkëmben një aletat me një kapiten të Alfred Moisiut”, vlerësoi Berisha.
Por nga ana tjetër, duke mos fshehur optimizmin për një fitore në 23 qershor, kryetari i mazhorancës qeverisëse jep dhe argumentat.
“Fitoren e bazoj tek programi dhe aleatët dhe këtë e kam faktuar. Aleancat mund t’i mbash kur ke një qendrim korrekt luajal, ne 20 vite t’i nuk gjen një aleat të larguar nga Sali Berisha, të ketë thënë se ka ik për shkak të mungesës së luajalitetit. Rama bazon gjithçka në trillime, e bazon fushatën elektorale në pabesinë e tij”, nënvizoi Kryeministri, Berisha, pas përfundimit të këtij takimi.