E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eduart Selami rrefen 20 shkurtin e vitit 1991

Eduart Selami pavaresisht viteve qe qendori jashte vendit, ne SHBA, pranon se shpesh i vijne ne momorien e tij ngjaret e shkurtit te vitit 1991. Madje na tregon se cilet ishin edhe njerezit e tij me ate afert ne ato dite te ftohta dimri
Eduart Selami flet pak, kjo eshte ne natyren e tij. Ai ka qene pjese e nje momenti I cili ne historine e Shqiperise eshte nga me te rendesishmit, fundi I I diktatures. Ato dite te cilat sollen edhe rrezimin e bustit I mban mend mire. Madje per Selamin rrezimi i bustit te ish diktatorit Hoxha eshte ngjarja me e lumtur e jetes.
Ndonese ky eshte nje rrefim personal per kujtimet e tij, ai tregon qarte instiktet e nje poltikani. Kjo sepse rolin e tij ne ate dite e barazon me rolin e mijera qytetareve qe u nisen nga qyteti student drejt sheshit skenderbej duke marre persiper shume rreziqe.
Por si i komenton ish kreu i PD deklaratat e presidentitet te atehershem Ramiz Alia, sipas te cilit ka qene Selami ne krye te turmes se njerezve duke i drejtuar ata?
Ne, thote Selami kishim lene pershtypjen tek Ramiz Alia se mund ta frenonim ate levizje dhe ne fakt e pranon se kjo eshte e vertete. Por ne anen tjeter ai shton se ky frenim nuk kishte per te ndodhur kurre dhe se partia demokratike ka qene pjese e asaj levizje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›