E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha PS interesa mafioze. Ruci Mos u ngopsh do fitim nga plehrat

Tirane 3 tetor 2011 NOA/ Arjola Ymeraj- Ne vijim te seances parlamentare ku u diskutua ligji per per menaxhimin e integruar te mbetjeve i kthyer per shqyrtim ne Kuvend nga Presidenti Topi Kryeministri Berisha u shpreh se pervec partise se plehut prapa qendrimit te krereve te opozites qendrojne interesa mafioze.

I gjithe problemi i socialisteve ishte se do vendoset vendimi i qeverise si kusht per cdo import dhe kete keta nuk e kane nga urrejtja ndaj meje por e kane nga dashuria qe importuan per plehrat para ketij vendimi sepse kane frike se do te shkurtojne interesat lobiste te tyre sepse ligji i disiplinon importet ne menyren me te hekurt dhe ata kane interesa mafioze u shpreh Berisha.

Sipas tij socialistet mendojne se duke lakuar emrin e Berishes cdo minute njerezit do i besojne por ata vertetojne te kunderten.

Ai tha se 6 mije tone mbetje eksportohen nga Shqiperia cdo vit dhe kjo do vije ne rritje.

Per shoqerine civile e garantoj se do jete bashkevendimmarevese me Keshillin e Ministrave per cdo mbetje dhe ua them ne shenje respekti sepse kane qene nje ze i rendesishem per mbrojtjen e ligjit dhe ata qe bejne militannt i vleresoj aty ku kane qene racional por problemi ishte shkarja e madhe qe bene ata duke bere thirrje per vota ata po luajne per partine dhe jo shoqerine civile ndaj dhe une zotohem se cdo vendim qeverie do jete proces i nje konsultimi me shoqerine civile dhe organizatat per mbrojtjen e mjedisit.

Ne replike ndaj Kryeministrit reagoi kryetari i grupit kuvendor socialit Gramoz Ruci i cili u shpreh se Kyeminister qytetaret thone mos u ngopsh edhe nga plehrat do te fitosh. Po mire punet e tjera qe aq di dhe aq ben por si ka mundesi qe e kthen ne tragjedi ekologjike si vend si mjek jo si Kryeminister. Kur ke pasur te drejte kur ke thene qe ne 2004 qe importi i plehrave eshte katastrohfe ekologjike apo sot ndryshoi. Shoqeria civile kerkon anulimin mirato dekretin e Presidentit.

a.y/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›