Rama, plehrat: Saliu fyen popullin duke e trajtuar si budalla

Menjëherë pas rrëzimit të dekretit të Presidentit Topi për ligjin, "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, reagoi kryesocialisti Edi Rama.
Nëpërmjet një mesazhi në faqen e tij në Twitter Rama shprehet se, “Opozita importuaka plehra sipas Saliut! Vetëm kur të mbysin plehrat mund ta fyesh popullin tënd duke e trajtuar si budalla”.
Më herët Kryeministri Berisha u shpreh se pas refuzimit të socialistëve për miratimin e këtij ligji, fshihen interesa mafioze.