E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbetjet dhe KLSH, Kuvendi rrëzon dy herë Presidentin

73 vota të mazhorancës kanë rrëzuar dekretin e Presidentit për rishikimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ndërsa pro këtij dekreti votuan 59 deputetë të opozitës. Pas më shumë se 8 orë debate mes mazhorancës dhe opozitës për këtë ligj, mbetet në fuqi ligji i miratuar pak javë më parë në parlament.

Me herët gjatë punimeve të seancës plenare kryemisnitri Sali berisha tha se opozita nuk ka alternativa për t`i paraqitur shqiptarëve por e vetmja rrugë e tyre është krijimi i "partisë së plehut" e cila sipas tij po hedh themelet e saj në punimet parlamentare.

Në emër të opozitës kryetari i grupit parlamentar i PS-së Gramoz Ruçi është shprehur kundër ligjit për importin e mbetjeve dhe ka kërkuar referendum për t`i lënë shqiptarët të vendosin.

Opozita përmes më shumë se 30 deputetëve e ka kundërhstaur kalimin e këtij ligji i cili sipas tyre mund të kthehet në një projekt për importin e plehrave nga vendet e bashkimit europian ndërsa vendi ynë nuk i ka kapacitetet për të kontrolluar mbetjet nëse do të jenë të rrezikshme apo jo.

Nga ana tjetër mazhoranca përmes ministrave përkatës dhe deputetëve të saj ka hedhur poshtë mundësinë për importin e mbetjeve të rrezikshme.Deputetët e mazhorancës thanë se aktualisht Shqipëria importon vetëm 55 lloje mbetjesh nga më shumë se 400 lloje që importonte më parë.

Në vazhdim Parlamenti ka votuar për kreun e KLSH dhe ashtu siç edhe pritej deputetët e mazhorancës kanë votuar kundër propozimit të kreut të shtetit për emërimin në postin e kryetarit të kontrollit të lartë të shtetit për ish deputetin demokrat Sali Shehu. Për propozimin kreut të shetit kanë votuar 75 deputetë kundër 1 pro,  ndërsa opozita nuk votoi. 

Po ashtu gjatë punimeve parlamentare Kuvendi ka miratuar edhe emrat që do të jenë anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›