E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksi Pse vendosa te largohem nga PS pas 20 vitesh

Tirane 3 nentor 2011 NOA- Deputetja Ermelinda Meksi e propozuar nga Partia Socialiste per anetare e Bordit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise komenton kandidimin dhe arsyet se perse ka vendosur te pranoje propozimin e kreut te PS-se Edi Rama. Gjithashtu ajo flet dhe per vendimin personal per te hequr dore nga politika pas 20 vitesh karriere.

Une mendova qe duke pranuar kete sfide i rrisja vleren ofertes se PS-se ne kuadrin e Paktit per Integrim ku PS-ja tregoi seriozitet ne nje nga pikat e saj per institucionet e pavarura tre veta pranoi nje duke menduar qe kapaciteti dhe cilesia i perballojne keto kerkesa dhe ne realizojme ate qe deshironim nga pikepamja cilesore. Nga ana tjeter kjo eshte nje kontribut per te zhbllokuar kete situate politike dhe per ti dhene rruge hapave te metejshme te kalendarit politik qe politika shqiptare ka perpara tha Meksi ne nje interviste per Vizion Plus.

Ajo ka sqaruar dhe arsyet se perse nuk ka dhene doreheqjen nga mandati i deputetit. Ajo thote se nuk ka shkelur Kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor. Smund ta dorezoja mandatin perpara per shume arsye. Ligji i ri ma mundeson kete gje se largimi im nuk e le vendin bosh. Kushtetua thote qe mandati i deputetit eshte i papajtueshem me postin e Presidentit dhe postin anetarit te Bordit. Kushtetuta lexohet njesoj. Dua tju kujtoj qe Presidenti i fundit Bamir Topi jo vetem u votua pa dhene doreheqje por edhe votoi per veten e vet. Te njejten gje beri dhe kandidati per President Neritan Ceka tha ajo.

Ajo shton se do te vazhdoje te jete e angazhuar ne politike. Do te respektoje ligjin duke ruajtur pavaresine e ketij institucioni ku do te jem pjese tha Meksi.

NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›