E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca: Paniku Rama-Braçe ndaj Kadriovskit, tregues se në PS ka plasur lufta e klaneve të drogës

23-12-2010 / Gazeta 55

CD-ja që pretendon Braçe, s’përmban gjë tjetër veçse të dhëna dhe akuza që i faturohen kryetarit të Partisë Socialiste dhe bashkisë Tiranë, Edi Rama, për lidhje me segmente të krimit të organizuar. Akuzat që i ka adresuar Kadriovski para organeve të drejtësisë, ku tregon Edi Ramën dhe Erjon Braçen si trafikantë droge dhe vrasës. CD-ja përmban edhe akuzat që ish ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, lëshoi drejt Edi Ramës, të cilin e quajti si përdorues të rregullt lëndësh narkotike, të cilën e konsumonte çdo mëngjes në zyrën e tij dhe vlera e së cilës arrite deri në 3 000 euro. Po ashtu, CD-ja s’ka asgjë më shumë se zbardhja e bisedave telefonike nga Prokuroria italiane, ku njeriu bandës së Aldo Bares, Dondollaku, citonte Edi Ramën dhe Erjon Braçen për përfshirje të tyre në aktivitete ekonomike me eksponentë të krimit të organizuar. Ndaj edhe, përplasja e fundit në PS, s’është gjë tjetër veçse përplasje mafioze për interesa të mafies ekonomike.


Lufta e egër e klaneve të drogës


Partia Demokratike iu përgjigj akuzave të Edi Ramës, i cili pretendoi për lidhje të pushtetit me eksponentë të krimit. Edhe pse mbi kryesocialistin ekzistojnë fakte domethënëse për përfshirje të tij në veprimtari kriminale, me disa prej bandave më të rrezikshme të kontrabandës dhe aktiviteteve të tjera antiligjore, deri në ekzekutime njerëzish për interesa mafioze. Lidhur me një fakt të tillë, deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i bëri thirrje kryesocialistit të japë shpjegime për akuzat që rëndojnë mbi të si ato të Kadriovskit, Ginës apo edhe bisedat telefonike me militantë kriminalë të bandës së Aldo Bares. Përmes një njoftimi për mediat Paloka tha se gjatë gjithë këtyre viteve, në të gjitha grupet e mëdha të drogës, të Kadriovskit, Ginës, të Aldo Bares, emri i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës është lakuar gjerësisht në raporte dhe media. Ndërsa theksoi se dalja e çakallit të Edi Ramës, dëshmon thjeshtë luftën midis klaneve të drogës, faktojnë qartë lidhjet e kreut të opozitës, të cilat janë bërë të njohura dhe publike në mënyrë të përsëritur. “Dalja e sotme e çakallit të Edvin Ramës, dëshmon thjeshtë luftën midis klaneve të drogës, e fakton në mënyrë të qartë lidhjet e Edvin Ramës, të cilat janë bërë të njohura dhe publike në mënyrë të përsëritur”- tha Paloka. Deputeti demokrat i kujton kryesocialistit se ende nuk janë zbardhur akuzat e Kadriovskit se i ka vrarë të shoqen për një thes drogë, s’janë zbardhur akuzat e Dondollakut për lidhjet e ndërsjella në krimin ekonomik. Po ashtu edhe Dondollaku e ka përfshirë në listën e bashkëpunëtorëve të tij si ortak të bizneseve të paligjshme jo vetëm në Tiranë, por edhe në pjesë të ndryshme të territorit në një pjesë të të cilit rolin e sekserit e ka luajtur Erjon Braçe fakte te zbardhura këto nga përgjimet e prokurorisë italiane. Mbi z. Rama rëndojnë akuzat më të renda të trafikut të drogës, rëndojnë lidhjet me klanin Gina, rëndojnë akuzat e Kadriovskit që e cilëson me shkrim pranë autoriteteve Italiane se i ka vrarë të shoqen për një thes Drogë. Faktet tronditëse janë domethënëse për akuzat e ngritura për lidhje të Edi Ramës dhe njerëzve të tij, me segmentet e krimit të organizuar.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›