E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon seanca maratone opozita akuzon kryeministrin dhe qeverine si te lidhur me krimin

Tirane 23 dhjetor NOA-Ndersa kane kaluar disa ore nga seanca e fundit parlamentare per kete vit vazhdojne akuzat dhe kunderakuzat ndermjet opozites dhe mazhorances.

Deputeti socialist Taulant Balla e ka cilesuar kreun e qeverise si nje komunist te reformuar dhe se sipas tij ai e ka lene vendin mbas vendeve te BE-se.

Ne fjalen e tij deputeti i qarkut te Elbasanit tha se djali i kreut te qeverise eshte nder personat me te inkriminuar ne vend madje sipas tij ai eshte bere si numrat e verdhe kur sa here arrestohet dikush menjehere nderhyn djali i kryeministrit.

Me heret ishte deputeti socialist Arben Ahmeti ai i cili e akuzoi qeverine si te korruptuar dhe te lidhur me krimin dhe kriminelet.

Nga ana e tij deputeti demokrat Fatbardh Kadilli denoncoi nje sere parregullsish nga ana e opozites duke i cilesuar ato si pengesa per levizjen e lire te shqiptareve dhe si nje pengese kyce per statusin e kandidatit.

Kjo seance eshte thirrur per te diskutuar pergjigjen negative nga ana e Komisionit te Europes per statusin e kandidatit te Shqiperise.

a.y/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›