Berisha: PS të bashkëpunojë për amnistinë fiskale
Kryeministri Berisha i ka bërë thirrje opozitës të bashkëpunojë për ligjin e amnistinë fiskale.
Duke folur në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha duke rikujtuar edhe njëherë se miratimi i ligjit për amnistinë fiskale kërkon 3/5 në parlament e ftoi opozitën të bashkëpunojë për aplikimin e tij.
“Ftoj opozitën të shqyrtojë projektin e qeverisë dhe të amendojë këtë projekt theksoi Berisha duke shtuar se duke ditur qëllimet konstatente të opozitës qeveria do të përgatisë dy variante atë të amnistisë fiskale dhe atë të faljes të taksave të prapambetura të bizneseve.
Sipas kryeministrit falja fiskale duhet të hartohet në mënyrë që të mund të operohet në kuadrin ligjor ndërsa theksoi se falja mund të bëhet e plotë për biznesin e vogël.
Gjithashtu kryeministri Berisha deklaroi se nga amnistia fiskale do të përjashtohen të gjitha bizneset të lidhura me pushtetarët apo me ish-pushtetarët e vendit.
Kryeministri Berisha gjithashtu ka vlerësuar politikat e suksesshme të ndërmarra nga qeveria që sipas tij bënë të mundur transformimin total të vendit.