Topalli: Sa më shumë monitorues për zgjedhjet e 8 majit

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është takuar sot me Zëvendëspresidentin e Asamblesë parlamentare të OSBE, deputetin austriak Wolfgang Grossruck.
Gjatë takimit kryeparlamentarja Topalli ka deklaruar se është shumë e rëndësishme që zgjedhjet e 8 Majit të monitorohen nga një numër sa i madh vëzhguesish të OSBE dhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare.
Kryetarja e Kuvendit konfirmoi vendosmërinë e Parlamentit dhe Qeverisë, që zgjedhjet administrative të 8 Majit të jenë më të mirat.
Nga ana e tij Zëvendëspresidenti i Asablesë parlamentare të OSBE-së, Wolfgang Grossruck vlerësoi arritjet e Shqipërisë por ndërkohë shprehu keqardhjen edhe për organizimin e dhunës ekstreme në 21 Janar.