E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha PS te votoje per heqjen e imunitetit

Kryeministri sali Berisha i ka bërë thirrje edhe njëherë kryesocialistit Rama që Partia Socialiste në seancën e 6 gushtit të votojë Ligjin për Heqjen e Imunitetit.

Në mbledhjen qeveritare të së mërkurës, Kryeministri akuzoi opozitën se po mban peng imunitetin për interesa të një grupi miliarderësh në Partinë Socialiste.

"I bëj thirrje Ramës ta mendojë dhe ta rimendojë më mirë se kjo që bën është tmerrësisht e rëndë dhe në kundërshtim me interesin jetik të çdo qytetari të këtij vend. Është një mur që ngrihet në procesin e integrimit dhe në rrafshin njerëzor është gjenerator i korrupsionit, i pabarazisë ndaj qytetarëve", tha Berisha.

Më herët, Berisha kërkoi zbatimin e ligjit për kthimin e banesave në adresë të pronarëve të tyre, ndërsa përdoruesve u ofrohen kredi me interes zero për të blerë një tjetër banesë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›