E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjuetia e paligjshme problem ne Elbasan

Gjuetia e paligjshme, është një problem mjaft shqetësues në Qarkun e Elbasanit. Prefekti Shefqet Deliallisi  ka organizuar një takim për koordinimin e punës në mbrojtjen e faunës, e cila rrezikon të zhduket. Deliallisi  ka kërkuar që të meren masa administrative ndaj personave që kryejnë gjueti te paligjshme.

Kryetari i Shoqatës së Gjuetarëve, Kujtim Hazbiu ka hartuar një plan që shërben në mbrojtjen e habitateve të cilat janë në rrezik.

Polica Pyjore  eshte angazhuar të ushtrohje kontrolle intensive sidomos në zonat e rrezikuara si dhe në pikat doganore pasi një pjesë e gjahut del jashte vendit në mënyrë të paligjshme.

Policia e rendit do të nisë konrollet për personat që kanë armë gjuetie me leje, gjithashtu keta persona do t'i nënshtrohen një testi për njohjen e kafshëve dhe rreziqet që u kanosen atyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›